Love & Sex

18-vjeçarja me 7 të dashur mbledh 22 mijë euro në muaj(FOTO)

Vajzat e reja që bëjnë marrëveshje me burra të pasur, me të cilët ruajnë lidhje seksuale në këmbim të një pagese mujore, sa vjen e po rritet në Britani. Rreth 500 mijë studente zgjedhin këtë rrugë të shkurtër për të përballuar faturat.

Një 18-vjeçare ka thënë për BBC se ajo ka shtatë burra të tillë, të pasur, prej të cilëve merr rreth 22 mijë euro në muaj.

Ajo është studente në një shkollë mode, dhe thotë se shumica e të pasurve me të cilët ka marrëveshje janë mbi 40 vjeç.

“Nuk dal dot me djem të moshës sime”, thotë ajo. “Ata e kanë mendjen të rrinë mbyllur në shtëpi e të luajnë video-lojëra me futboll ”.

Një dokumentar nga BBC studioi fenomenin e përhapur në Britani. Vajzat e reja që bëjnë marrëveshje me burra të pasur, me të cilët ruajnë lidhje seksuale në këmbim të një pagese mujore.

Por jo të gjitha vajzat janë të kënaqura. Njëra prej tyre tha mes lotësh se si burri me të cilin kishte kontratë e kishte mashtruar dhe nuk i kishte dhënë 2600 dollarë pasi pranoi të bënte seks treshe me një shokun e tij

Por Valentina duket e kënaqur. Ajo ka shtatë të tillë.

Jo vetëm që paratë janë të bollshme, rreth 22 mijë euro në muaj…

…por ajo as nuk pëlqen të dalë me djemtë e rinj. “Duan vetëm të lozin FiFA”, thotë ajo.

Vajza nga Nju Jorku, e cila ishte mashtruar, ishte lidhur me një 36-vjeçar që vazhdonte studimet te Universiteti i Nju Jorkut, e që shtirej si biznesmen. Ai e kishte mashtruar për një muaj.

Në Britani mendohet se janë 500 mijë studente që kanë gjetur këtë zgjidhje për të paguar qiranë dhe shkollën, sipas dokumentarit. /TCh

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483