Kombëtare

18 të vdekur dhe 645 infektime të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri, 18 pacientë e humbën luftën me coronavirusin në 24 orët e fundit. Shifra e sotme e fataliteteve është ndër më të lartat, pasi rekordi u shënua vetëm pak ditë më parë, 19 humbje brenda 24 orëve. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit e humbën jetën në spitalet COVID:

8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që gjatë ditëve të festave të nëntorit të shmangin grumbullimet masive me më shumë se 10 vetë, të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar, për të kufizuar në maksimum përhapjen e infeksionit.

“Patrioti është kush respekton rregullat për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore” mbyllet apeli.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 645

Të shëruar ne 24 orë 403

Të shtruar në spitale 463

Humbje jete në 24 orë 18

Testime ditore 2.201

Testime totale 184.217

Raste pozitive 36.245

Raste të shëruara 17.755

Raste Aktive 17.719

Humbje jete 771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9061

Fier 1347

Durrës 1339

Korçë 1006

Vlorë 858

Shkodër 855

Elbasan 825

Lezhë 739

Berat 554

Gjirokaster 545

Kukës 399 Dibër 191