Kosova

18 raste aktive me Covid-19 në Obiliq

Aktualisht në komunën e Obiliqit aktivë me Covid-19 janë 18 persona, ndërsa vetëm dje të infektuar kanë rezultuar 3 raste. E në këtë komunë thonë se situatën e kanë nën kontroll dhe se janë mirë të pajisur me mjetet mbrojtëse.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi për KosovaPress, thotë se stafi mjekësor që ditë më parë ishin prekur nga Covid-19, është shëruar dhe tash është duke punuar me staf të kompletuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Duke mos dhënë shifra, Gashi tha se edhe sot disa persona janë duke pritur rezultatet e testimit.

I pari i Obiliqit thotë se stafi mjekësor është i pajisur me mjetet mbrojtëse të nevojshme në luftimin e koronavirusit.

I pari i Obiliqit thotë se si pasojë e pandemisë, bizneset janë dëmtuar shumë dhe po vazhdojnë të dëmtohen dita-ditës, prandaj kërkon reagim më të shpejtë nga Qeveria.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.