Kombëtare

17-vjeçari shqiptar humb gjurmët në Britani, policia thirrje qytetarëve për ndihmë (EMRI)

Një 17 vjeçar nga Shqipëria ka humbur gjurmët në Highlands të Britanisë ndërsa policia është vënë në lëvizje për gjetjen e tij.

Policia britanike ka kërkuar ndihmën e publikut në gjurmimin e 17 vjeçarit Olti Gega, i cili është raportuar i zhdukur nga zona e Fort William.

17 vjeçari është parë për herë të fundit në Camagael rreth orës 12:00 të së shtunës, 1 gusht, 2020.

Përshkrimi i Oltit është një djalë i imët, me flokë të zinj e të shkurtër në pjesën e prapme dhe më të gjatë në pjesën e përparme të kokës. Gjithashtu ai ka edhe një nishan në faqen e tij të djathtë. Për herë të fundit ai u pa i veshur me një kapuç gri, xhinse të zeza dhe atlete të zeza.

Rreshteri Michael Bell, nga Fort William Station, tha: “Ne po shqetësohemi gjithnjë e më shumë për mirëqenien e Oltit dhe do të nxisja këdo që beson se mund ta ketë parë atë ose që ka ndonjë informacion, ta raportojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483