Kosova

17-vjeçari kërkonte ujë pak para se të shkatërrohej ndërtesa tërësisht

Një ndërtesë 4 katëshe ku ishin ‘ngujuar’ 7 anëtarë të një familjeje në Durrës është shkatërruar tërësisht.

Në një lidhje direkte nga vendi i ngjarjes, gazetarja Klodiana Lala ka raportuar mes lotësh se para se të shembej objekti, djali 17-vjeçar i kësaj familjeje ka kërkuar ujë.

Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

“Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Kanë arritur përmes një tubi t’i japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”, -rrëfeu gazetarja mes për ‘News24’, pa mundur t’i mbajë lotët.