Show Biz

17 vite së bashku, Fatma Naçi kujton me plot emocion takimin e parë me Elvisin

Fatma Naçi, tashmë për të gjithë ne është bërë e njohur në saje të bashkëshortit të saj, imamit të njohur Elvis Naçi.

Ajo sot ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka treguar në detaje se çfarë ndodh brenda familjes së saj të madhe.

E njëjta ka treguar se Elvisi është një njeri shumë i qetë, serioz dhe i dedikuar ndaj familjes, ndaj marrëdhënia e tyre ka shkuar gjithnjë mirë, edhe pse në fakt nuk ngurroi të përmendte se kishte një arsye për të cilën ndihej xheloze ndaj bashkëshortit.

Familja e Elvis Naçit (Foto: YouTube)

Fatma po ashtu zbuloi se i është dashur t’ia blejë shtatë herë unazën e martesës, pasi Elvisi ua ka dhuruar të gjitha atyre që ia kanë pëlqyer.

Mes të tjerash, ajo nuk hezitoi të ndante historinë e dashurisë dhe takimin e parë me bashkëshortin e saj, duke kujtuar emocionet e atij momenti 17 vite më parë.

“Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund,  isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot”, tha ndër të tjerash ajo, duke theksuar se takimi i parë mes tyre ishte bërë më serioz se ç’ priste.

Duke qenë se sot është nënë e tre fëmijëve, ajo shton se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për familjen e saj të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.