SHËNDETËSIA

17 pacientë me COVID-19 në gjendje kritike

17 pacientë me koronavirus nga 282, që janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme, janë në gjendje kritike, ka njoftuar QKUK-ja.

Në njoftimin e përditshëm, Shërbimi Spitalor Klinik Universitare ka bërë të ditur se në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë, ndërsa 122 janë në spitalet e përgjithshme.

103 pacientë janë në Klinikën Infektive, 39 në Pulmologji dhe 17 në njësinë intensive të mjekësisë sportive.

Prej numrit total të pacientëve 122 pacientë janë me oksigjenoterapi në QKUK, kurse 69 në spitalet e përgjithshme.

Prej 17 pacientëve në gjendje kritike, 4 prej tyre janë të intubuar.

Shtimi i pacientëve nëpër spitalet në Kosovë vjen pas rritjes së konsiderueshme të numrit të të prekurve me koronavirus. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 4307 raste pozitive me COVID-19, me 94 që kanë vdekur. 2095 janë shëruar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.