Kosova

16 persona dërgohen në stacionin policor, dyshohet për organizimin e skemave piramidale në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një lokal pa mbishkrim janë zhvilluar veprimtari të lojës së fatit (bastore).

Rasti ka ndodhur të dielën, ku 16 personat të cilët ishin brenda lokalit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pajisje të cilat dyshohen të kenë shërbyer për lojëra te fatit, si dhe disa para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.