Kosova

KQZ nuk e certifikon as AAK-në dhe Nisman

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar subjektin politik Nisma Socialdemokrate.

Po ashtu anëtarët e KQZ-së nuk e kanë certifikuar as listën me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.