Kosova

Haradinaj lut Amerikën që ta kuptojë rreth vendimit për taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të liderëve shtetërorë, ka thënë se taksa për mallrat serbe nuk do të hiqet, raporton KTV.

Haradinaj ka thënë se ai e do shumë Amerikën për gjithë kontributin që ka dhënë për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se i lut drejtuesit e institucioneve në SHBA, që t’i kuptojnë për vendimin për taksën.

Kryeministri ka thënë se ka dëshirë që i gjithë spektri politik të jetë unik, që taksa të mos hiqet deri në njohje.