Kosova

12 vjeçari në Fushë Kosovë ishte dhunuar 3 herë nga i njëjti person, KOMF-i kërkon nga Prokuroria zbardhjen e rastit

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e fëmijëve KOMF ka kërkuar veprime të menjëhershme nga Prokuroria e Shtetit për zbardhjen e rastit të vdekjes së 12 vjeçarit në komunën e Fushë Kosovës.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi në një konferencë për media ka thënë se sipas Policisë fëmija ka pasur shenja dhune dhe se autopsia tregon se fëmija është dhunuar tre herë nga i njëjti person, raporton Koha Ditore.

“KOMF ka kërkuar të ketë qasje në raportit e autopsisë ndërsa mjekësia ligjore ka thënë se janë në pritje të analizave të tjera dhe pas përfundimit do t’i dërgohet prokurorit të çështjes”, ka thënë Kelmendi.

Akoma më shqetësuese sipas saj mbetet se nëna ka qenë e informuar nga vet fëmija për rastin në fjalë dhe se e kishte paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.