Kosova

12 kosovarë arrijnë nga Varshava në Prishtinë me aeroplanin e EULEX-it

12 shtetas të Kosovës kanë mbërritur nga Varshava në Prishtinë falë ndihmës së misionit të EULEX-it.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga vetë misioni i EULEX-it.

“12 shtetas të Kosovës që kanë qëndruar në Poloni dhe Çeki janë sjellë në Kosovë falë një fluturimi nga Varshava të financuar nga EULEX-I”, thuhet në njoftim.

“Mbështetja e palëkundur e BE-së për Kosovën në veprim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Me këtë aeroplan në Kosovë kanë ardhur edhe 31 forca policore polake që do t’i bashkohen misionit të EULEX-it, si rezultat i kërkesës së Policisë së Kosovës për patrullime 7 ditë në javë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.