Kombëtare

Shqipëri: 4 të vdekur dhe 641 raste të reja nga COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 641 raste të reja me COVID-19 nga 3530 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 4 persona, konkretisht: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç.

Janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, raporton MSH.

COVID-19 – Statistika (15 Janar 2021)
Raste të reja ditore 641
Të shëruar në 24 orë 379
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3530

Testime totale 307,638
Raste pozitive 66,635
Raste të shëruara 39,625
Raste Aktive 25,745
Humbje jete 1265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14827
Fier 1893
Shkodër 1407
Durrës 1447
Lezhë 1030
Vlorë 1019
Korçë 909
Elbasan 1002
Berat 826
Dibër 538
Gjirokastër 465
Kukës 382