Show Biz

Roberti bën një dedikim emocionues, dy javë pas vdekjes së nënës

Robert Berisha i ka dedikuar nënës së ndjerë një postim.

Dy javë më parë Robert dhe Patris Berisha humbën njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën.

Ditën e sotme ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të së ëmës ku shihet se mban në krah Renee, vajzën e tij.

“Dy javë pa ty mamushi jem”, ka shkruar ai duke i shtuar simbolin e zemrës së thyer.

Nëna e këngëtarit të njohur luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë, që para se të lindte vajza e tij, Renee.