Kosova

Redaktori i Kulturës në RTK degradon me gjuhën, ofendon me nënë komentuesit

Redaktori i Kulturës në RTK Asdren Agushi është mjaft aktiv me postimet e tij në rrjetin social “Facebook.

Ai së fundmi në një postim të tij ka shprehur pakënaqësinë ndaj sulmeve që ju janë bërë gjatë këtyre ditëve kryetares së KQZ-së Valdete Daka nga figurat më të larta të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe nga disa militant të kësaj partie, shkruan kosova.info

“Krejt bota e kan pasë lakmi organizimin e mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë që nga paslufta. Ndërsymja e militantëve me e kërcënu një grua shumë të ndershme tash në këtë parafushatë, flet për frikën nga rezultati i zgjedhjeve, që do të thotë: Parapërgatitje e elektoratit për kontestim të rezultatit. Na vjedhën!” shkruan Asdren Agushi.

Pas këtij postimi Redaktori i Kulturës në RTK Asdren Agushi ka pasur mjaftë reagime dhe komente fyese nga disa komentues të ndryshëm, por i menjëhershëm ishte dhe reagimi Agushit, i cili nuk ka ngurruar ti kthejë përgjigje me një gjuhë mjaft të shëmtuar./kosova.info