Show Biz

Vdes në moshën 81 vjeçare producenti legjendar i muzikës Phil Spector

Ka ndërruar jetë prodhuesi i muzikës amerikane, Phil Spector, në moshën 81 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar shërbimi i burgut në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Spector po vuante dënimin me burg për vrasjen e aktores hollivudiane Lana Clarkson në vitin 2003.

Ai revolucionarizoi muzikën pop me formulën e tij të prodhimit të muzikës “muri i zërit”.

I ndjeri ka bashkëpunuar me “the Beatles”, “the Righteous Brothers and Ike”, si dhe me Tina Turner.