Kosova

Nushi i PSD’së: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e presidencës në nëndegë të Kurtit

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka folur rreth adresimit të ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit, rreth moscerfitikimit të disa subjekteve politike nga    KQZ’ja.

Nushi ka shkruar në Facebook se është hera e parë që një Presidente në detyrë është në të njëjtën kohë edhe në garë zgjkedhore.

Nushi thotë se Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të Albin Kurtit.  

“Zevendesimi i kapjes. Ajo cka ka bere u.d. e Presidentes Vjosa Osmani dje, eshte njemend ndryshim. Por vec ndryshim i keqperdorimit te institucionit. Nga ndryshuar personi dhe diskursi, por institucioni ka ngelur i kapur. Eshte hera e pare qe nje presidente ne detyre, njekohesisht eshte edhe ne gare zgjedhore. Rrjedhimisht, Vjosa e ka shnderruar zyren e presidences ne nje nendege te z.Kulti”, ka shkruar Nushi.

Nushi thotë se Osmani nga ajo zyrë ëshrtë përkujdesur ta rivërtetojë nënshtrimin ndaj liderit, duke akuzuar dhe kërcënuar KQZ’në për anshmëri, derisa vetë është e anshme.

“Nga kjo zyre dje, u perkujdes ta rivertetoje nenshtrimin ndaj liderit. Ne menyre te paprecedente akuzoi dhe kercenoi nje institucion te pavarur per anshmeri, perderisa Vjosa vet eshte e anshme. Kemi pare se si Vjosa, si “feministe” e vetedeklaruar nuk e çeli gojen kur u linqua drejtuesja e KQZ”, ka shkruar Nushi.

Ai thotë se Osmani po përdorë taktikën e ish-Presidentit Hashim Thaçi, duke dalë me video-mesazhe në mënyrë që t’u shmanget pyetjeve të gazetarëve.

“Kemi pare sesi Vjosa po u adresohet qytetareve me videokonferenca, taktike kjo e liderit te saj te ri. Keshtu po i pamundeson pyetjet e gazetareve. Taktike kjo e Presidentit Thaçi. Kemi pare qe ne zyren ku priten delegacione te nivelit te larte, Vjosa priti edhe asambleiste te Ferizajit per ti aderuar ne “partine” e saj”, ka shkruar Nushi.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnol.nushi%2Fposts%2F10157345664902047&width=500&show_text=true&height=275&appId

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, të shtunën ka folur për moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe listave të tyre për deputetë, nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Osmani ka thënë se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor”, ka thënë Osmani.