SPORT

Mourinho sqaron situatën e Dele Alli

Dele Ali mungoi në fitoren e Tottenhamit ndaj Sheffield Unitedit fundjavën e shkuar si pasojë e një dëmtimi në kavilje.

Dhe Jose Mourinho konfirmoi se mesfushori i tij do të jetë në dyshim edhe për duelin e Kupës FA kundër Wycombes ditën e hënë.

Dele Ali nuk ka luajtur një ndeshje titullar në kampionat që prej javës së parë të sezonit. 24-vjeçari është përfolur për një përplasje me trajnerin dhe mund të largohet nga “Spursat”, me ish-trajnerin Pochettino i cili dëshiron ta transferojë te Parisi.

Por trajneri portugez thotë se mungesa e tij e fundit në skuadër është për shkak të një dëmtimi.

“Dele Ali nuk është stërvitur gjatë ditëve të fundit. Ai ka një problem të vogël në tendinë dhe nuk jam shumë i sigurt nëse do të jetë edhe për Uajkomb” – u shpreh tekniku portugez.