SPORT

Mesfushori i Atalantas ironizon keq me Ibrahimovicin

Ju nuk mund t’a mbyllni ndeshjen pa penallti. A e dëshironi penalltinë e 13 –të?”, ishte kjo fraza e sulmuesit të Atalantës, Duvan Zapata që preku krenarinë e Zlatan Ibrahimoviç i cili i’u kthye kolumbianit, “Për çfarë po flet, unë kam shënuar më shumë gola sesa keni luajtur ju në karrierë.”

Kaq mjaftoi dhe mesfushori bergamask, Marten De Ron të publikojë në profilin e tij në  rrjetin social “Twitter” një video të tri-golave të Atalantës ndaj Milanit, ku fillimi nis me frazën e gjigantit suedez, më pas shfaqen tri golat dhe në fund titrat që ngjason si një film.

Një ironi e pastër e mesfushorit 29-vjeçar holandez i cili “thumbon” Ibrahimoviç me sfidën e fituar ndaj kuqezinjve 0-3 të shtunën pasdite në “Giuseppe Meazza”.