Show Biz

Linda Halimi shfaqet tërheqëse në imazhet e reja

Linda Halimi, është një nga yjet shqiptare që numëron ndjekës të shumtë në rrjete sociale.

Artistja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm në Instagram ndiqet nga mbi 400 mijë ndjekës.

Ndonëse ka qenë më pasive me projekte të reja muzikore, ajo vazhdon t’i mbajë aktiv fansat me imazhe të ndryshme.


Këngëtarja nga Vitia në postimet e fundit ka vënë në pah ‘look-un’ e ri, ndërsa tregon se është bërë me balluke.

Në imazhet e reja, krijuesja e hitit “Kur një ditë të kthehesh ti” shfaqet në formë të mrekullueshme.

Komplimentet në anën tjetër nuk munguan as nga fansat e miqtë që mban në rrjetin e popullarizuar.

Përkundër vitit që lamë pas, Linda sivjet u ka premtuar fansave se do jetë më e angazhuar dhe aktive në muzikë.