Kronika e zezë

Hajnat e maskuar dhe me thikë ua vjedhin celularët dy të miturve

Dy të mitur kanë raportuar policinë në Prishtinë se dy persona të panjohur të veshur me rroba të zeza dhe maska nën kërcënimin e armës – thikës, iu kanë grabitur celularët dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për te lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.