SPORT

Drita e mund Drenicën, Ulpiana ka mposhtur Gjilanin

Ulpiana e ka shijuar fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar, duke e mposhtur 3:2 Gjilanin në një ndeshje dramatike, ndërkohë që Drita e ka rigjetur rrugën e fitores duke e mposhtur 2:0 Drenicën.

Janë mbyllur ndeshjet e javës së pestë në Superligë të dielën, Dritën që ka fituar në Skenderaj dhe me Ulpianën që e ka tronditur Gjilanin e Ismet Munishit.

Trimror Selimi me një gol në minutën e 90+9 ia siguroi klubit nga Lipjani fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar.

Besar Musolli e kishte kaluar Gjilanin në epërsi në minutën e 48-të, pas një pjese të parë pa gola.

Por Marclei Santos e barazoi rezultatin në 1:1 vetëm dy minuta më vonë, para se ta kalonte Ulpianën në epërsi për herë të parë në minutën e 69-të.

Fiton Hajdari e barazoi rezultatin në 2:2 për Gjilanin dhe kur u duk se skuadra e Munishit po i shpëtonte humbjes, Selimi tronditi duke shënuar në frymën e fundit.

Ndërkohë, në Skenderaj, Almir Ajzeraj dhe Hamdi  Nimani ia siguruar Dritës fitoren e tretë në pestë ndeshje këtë sezon, që i ndihmon skuadrës gjilanase ta vazhdojë ecurinë pa humbje.

Për Drenicën, e cila e ka nisur sezonin në mënyrë të përsosur, kjo ishte humbja e parë pas një barazimi dhe tri fitoreve radhazi.