SPORT

Chelsea: Tuchel e drejton sot ekipin në stërvitje?

Thomas Tuchel pritet të emërohet trajner i ri i Chelseat. Gjermani do të paguhet 1,5 milion euro në vit dhe mund ta nisë punën qysh sot

Thomas Tuchel pritet t’i prijë Chelseat nga tash e tutje.

Trajneri gjerman do ta marrë në dorë ekipin londinez dhe mediat gjermane raportojnë se ai mund ta nisë punën tek “Blues” qysh sot.

Sipas tyre, ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germainit do të paguhet 1,5 milion euro në vit.

Ndërsa, që nga sot do ta drejtojë ekipin në stërvitje.

Tuchel, i cili e dërgoi PSG-në deri në finale të Ligës së Kampionëve, do ta pasojë në Londër trajnerin e shkarkuar, Frank Lampard.

Trajneri gjerman do ta drejtojë Chelseat në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Wolverhamptonit.

Tuchel do të nënshkruajë për një vit e gjysmë me klubin nga “Stamford Bridge” me mundësi të vazhdimit të saj për një vit tjetër.