Kombëtare

Balonën në Pejë e provoi edhe një 98-vjeçar

Një balon me ajër të nxehtë është ngritur të dielën në Pejë.

Në organizimin e bërë nga Komuna, i pranishëm ishte edhe i pari i saj, Gazmend Muhaxheri.

“Është promovim i Pejës, atraksion edhe për fëmijët”, u shpreh ai.

Ndërsa, edhe më të vegjlit pritën me padurim që të bëjnë xhiro me mjetin fluturues.

E adrenalinën e saj, e shijoi edhe një 98-vjeçar.

Ndërsa, ftesë në këtë ngjarje organizatorët ishin kujdesur t’i bëjnë edhe tre minatorëve të Trepçës.

Kurse, në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të KFOR-it italian dhe polak, të cilëve edhe ju ndan disa dhurata që i kishin sjell minatorët mitrovicas nga horizonti i 10 i minierës.

Lendita Muhaxheri që u kujdes që gjithçka të shkoi sipas planit, u shpreh e kënaqur me rrjedhën e këtij aktiviteti.

Një aktivitet i ngjashëm ishte bërë edhe në tetorin e vitit të kaluar, po në Pejë.