SPORT

Arbi Pupovci pranë fitimit të normës olimpike “Beijing 2022”, në disiplinën e sllallomit

Arbi Pupovci është shumë afër të fitojë normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) Beijing 2022.

Skitarit tonë i ka mbetur të fitojë pikë olimpike edhe në njërën nga garat e ardhshme të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë (FIS) për të siguruar normën.

Arbi sot garoi në në Borovets të Bullgarisë, ku doli i teti nga 23 garues, tetë prej të cilë nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.

Pupovci pati kohën prej 1 minutë, 50 sekonda e 01 të qindtat pas dy lëshimeve.

Ai fitoi 153.13 pikë të FIS-it.

Ky ishte rezultati i katërt nga pesë të tilla që duhen për të arritur normën olimpike.

Përzgjedhësi i Kosovës në skitari, Agim Pupovci, u shpreh i lumtur me paraqitjen e sotme të Arbit, por që theksoi se ka mundur të ketë rezultat edhe më të mirë.

Sot garuan edhe Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu (konkurrenca e femratve), të cilët ishin të pafat, duke u diskualifikuar në lëshimin e dytë.

Normën olimpike po e kërkojnë edhe Albin Tahiri e Fiona Rusta Blaka, të cilët sikurse Arbi janë bursistë të KOK-ut për LOD Pekin 2022. LOD mbahen prej 4-20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës.