Kosova

116 koshere me bletë për fermerët e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka mbështeturë 58 fermerë, të cilët kanë përfituar 116 koshere me bletë, ku me këtë rast përfituan nga dy shoqëri të bletëve për secilin.

Me këtët rast, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Mitrovicës, Ekrem Sadiku, ka uruar të gjithë fermeret përfitues, gjithashtu është shprehur i kënaqur me mbarvajtjen e përzgjedhjes së këtyre fermerëve, duke theksuar se procesi është realizuar gjithmonë sipas procedurave të parapara dhe se pjesmarrja ishtë e kënaqshme me 25%, duke pasur parasysh që të gjithë janë fermerë fillestar.

Ai tha se ky projekt implementohet më qëllim të stimulimit të fermerëve dhe rritjes së aftësisë konkurruese në sektorin e bletarisë.

Po ashtu drejtori Sadiku tha se prioritet i tij gjatë udhëheqjes me Drejtorinë e Bujqësisë është realizmi i projekteve për zhvillimin bujqësisë dhe lehtësimin e punës së fermerëve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku që sektorin e bujqësisë ta zhvillojmë sa më shumë në komunën tonë.

Komuna e Mitrovicës ka potencial të mjaftueshëm që sektori i bletarisë të zhvillohet, dhe në këtë mënyrë të ngrisim edhe cilësinë në tregun tonë ”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa, përfituesit e e këtyre subvencioneve janë shprehur të kënaqur për mbështetjen e vazhdueshme nga Komuna e Mitrovicës me ç’rast falënderuan drejtorin Sadiku për punë e tij të palodhshme.

Vlera totale e këtij projekti është 12.975.76 euro, gjitashtu ky është projekti I tretë me radhe për këtë vit kushtuar fermerëve të cilet merren me kultivimin e bletarisë, fillimisht ishtë organizata e “Caritasit”,në Kosovë, organizata “IADAK” dhe “Caritasi Zviceran”, ku në të gjitha këto grante komuna e Mitrovicës ishte participuese.