Show Biz

Përputhen: “Ai i ngjitet cilësdo femre të re që vjen”, vajza e re ‘nxeh gjakrat’

Debat të fortë pati puntatën e sotme në Përputhen mes Mevlanit dhe Melisës, kjo pas hyrjes së vajzës së re Antonela, e cila shprehu hapur pëlqimin e saj për Mevlanin.

“Ai i ngjitet një femre të re kujtdo që vjen, në fillim tha jam këtu për Melisën dhe Ledjanën, më pas sa e mbylli me mua, tha jam te Ledjana, sa erdhi femra tjetër, të ngjitet ty, ja kështu mashkulli është ai, ai s’do njeri, do vetëm veten e vet dhe do vëmendje këtu,” tha Melisa.

“Kush nuk pëlqen moj, pse ti pëlqen ndonjë këtu, po ik moj se je fallco komplet, shiko meshkujt që del vetë, atë bëj ti,” tha Mevlani.

E tensionuar nga kjo, është ndjerë edhe Ledjana, e cila gjithashtu ka shprehur pëlqimin për Mevlanin dhe nuk u ndje mirë nga qasja pozitive që ky i fundit pati për Antonelën.

Megjithatë Mevlani i është kundërpërgjigjur të dyjave, duke i thënë se nuk ka asgjë të keqe që ashtu si vajzat dalin me djemtë e tjerë, edhe ai të dalë me vajzat që vijnë.