Kosova

Nga një cent i ndarë u grumbulluan 131,713 euro për bamirësi

Fondacioni Golden Eagle dhe kompania Frutex, gjatë vitit 2020 kanë lansuar fushatën “1 cent për bamirësi”, ku për çdo produkt të shitur Relax janë ndarë nga 1 cent dhe brenda vitit janë grumbulluar mjete me vlerë prej 131,713 euro.

Me këto mjete janë ndihmuar qindra familje dhe persona në nevojë, janë ndërtuar shtëpi, jan ndarë mjete për shërim të disa personave, janë ndarë me qindra pako ushqimore dhe janë përkhrahur me mjete mbrojtëse stafi mjekësor në shumë qendra mjekësore dhe spitale të Kosovës.

Fondacioni Golden Eagle dhe Frutex do të vazhdojnë edhe këtë vit me fushatën “1 cent për bamirësi”.