SPORT

Liverpooli dhe Man City ndjekin Adama Traoren

Dy klubet e mëdha angleze, Liverpool dhe Manchester City janë duke u lidhur me sulmuesin e Wolverhampton Wanderers, Adama Traore .

Spanjolli ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen nga e gjithë Evropa, për shkak të shpejtësisë së tij mahnitësve dhe lëvizjeve të ndërlikuara të këmbëve.

Por, Traore është më i kërkuar në Ligën Premier, me Cityn, Liverpoolin dhe Leeds Unitedin që shikojnë një lëvizje këtë muaj.

Drejtori i futbollit i Leeds, Victor Orta, punoi me Traore ndërsa të dy ishin në Middlesbrough midis viteve 2016–2018.

Por, transferimi i Traores në Elland Road është cilësuar si ‘fantazi e pastër’ nga mediat lokale.

Gara për yllin e Wolves thuhet se do të jetë mes kampionëve aktual të Liverpoolit dhe Cityt.