SPORT

“Juve, të uritur për trofe”

Wojciech Szczesny ka thënë se Juventus ka treguar se ata “janë të uritur për të fituar trofe” pas triumfit në Superkupën e Italisë kundër Napolit

Polaku ka treguar se ai nuk mori pjesë në festimet në zhveshtore pas fitores 2-0 në Mape Stadium kundër Napoilit, pasi që ishte marrë për t’u testuar për doping pas ndeshjes.

“Pas ndeshjes, ata me morën në një dhomë tjetër për kontroll dopingu, kështu që nuk pata kohë dhe mundësi që të festojë me djemtë”, tha Szczesny për Sky Sport Italia.

“Keq, sepse ata ishin argëtuar”.

Por, portieri i Zonjës së Vjetër tha se ai dhe skuadra e tij kanë treguar “urinë” e tyre duke fituar pa pësuar gol një trofe, por pas fitores janë bashkuar përsëri për të menduar për ndeshjen kundër Bolognas në Serie A të dielën.

“Ndjenja pas ndeshjes ishte shumë e mirë”, tha ai. “Por, ne tashmë kemi dy ditë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Bolognas kështu që duhet të fokusohemi menjëherë”.

“Ndoshta Chiellini me falënderoi, por nëse ne nuk pësuam gol është po ashtu për shkak të paraqitjes se tij të mirë. Unë i falënderohem atij po ashtu!”.

“Ne treguam kundër Napolit se kjo skuadër është e uritur për të fituar trofe. Këtë vit e fituam të njëjtin për herën e 10 me radhë dhe kjo tregon se sa jemi ne të uritur për tituj dhe se nuk do të ndalojmë këtu”.