Kosova

Enver Hoxhaj shkon në Mitrovicë, ndalet tek familja e Kadri Veselit për çaj

Kandidati për kryeministër nga PDK’ja, Enver Hoxhaj ka vizituar familjen e ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Hoxhaj ka shkruar në Facebook se para takimit me strukturat e PDK’së në Mitrovicë ka shkuar të pijë çaj në familjen e Kadri Veselit.

“Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli. Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij. Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.