SPORT

Ekipi i Berishës e mposht Arbërinë në miqësore

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Arbërisë dhe ekipit rus, Akhmat Grozny. Rusët shënuan fitore me rezultat 3:1.

Golat për Akhmat Groznyn i realizuan Iljin, Shvets dhe Kadyros.

Për Arbërinë realizoi Dior Zabërgja në minutën e 68-të, kurse paraprakisht Almir Kryeziu e kishte humbur penalltinë.

Për Akhmat Groznyn luajti edhe futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha.

Kjo ndeshje u zhvillua në Turqi, atje ku ekipi lipjanas po kryen fazën përgatitore, ndërsa u lejua edhe një numër i limituar i tifozëve.

Ndeshja u zhvillua në formatin tri herë nga 30 minuta.