SPORT

E pabesueshme, ekipi i Ligës së Tretë në Spanjë e dërgon në shtesa Real Madridin

Real Madridi nuk ka arritur që të fitojë në qytetin e vogël të Alcoit në Spanjë kundër ekipit të Ligës së Tretë me Alcoyano ku ka barazuar për 90 minuta me rezultat 1-1.

E pabesueshme por e vërtetë.

Ekipi i Ligës së Tretë i Spanjës Alcoyano e ka dërguar në dy shtesa nga 15 minuta për të përcaktuar kalimin në rrethin tjetër të Kupës së Spanjës.

Los Blancos pati probleme të shënojë në këtë ndeshje qysh në fillim ku mezi kaluan në epërsi në minutën e 45-të të pjesës së parë.

Ishte Vinicius Jr që shënoi gol në këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë Alcoyano nuk u dorëzua dhe sulmoi vazhdimisht ekipin kampion të Spanjës.

Këto sulme ju shpërblyen pasi që në minutën e 80-të Solbes do ta barazonte rezultatin.

Pas kësaj fituesi i ndeshjes do të përcaktohet pas dy vazhdimeve me nga 15 minuta.