SPORT

Atalanta vetëm barazim kundër Udineses

Atalanta ka barazuar në udhëtim në Udinese me rezultat 1-1. Ky barazim vjen pas tri fitoreve radhazi të skuadrës së Gasperinit. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë

Atalanta ka barazuar me Udinesen në ndeshjen në kuadër të xhiros së 18 të Serie A të Italisë.

Udinese e filloi furishëm këtë takim pas që shënuan që në minutën e parë të takimit.

Lasagna bëri një pasim të mirë për Pereyra i cili shënoi golin e parë për vendasit.

Udinese arriti që ta ruajë këtë epërsi deri në minutën e 44-të ku do të shënonte Muriel me asistimin e Pessinas.

Në pjesën e dytë Atalanta kishte më shumë nga loja, por Udinese arriti që të mbrohet dhe ta ruajë rezultatin e krijuar.

Me këtë barazim Atalanta barazohet me pikë  me Juventusin që janë në vendin e 5-të me 33 pikë derisa Udinese është në vendin e 15-të me 17 pikë.