Kosova

Arrestohet i kërkuari për vjedhje në Pejë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejë, ka bërë të ditur se sot rreth orёs 11:00, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’.

I arrestuari është V.K., i lindur në vitin 1987

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugёn ‘Mbreteresha Teutё’ në Pejë.

I njëjti pas arrestimit ёshtё dёrguar nё ndalim policor për tu intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.