Show Biz

Reagimi i radhës i Kikës, pasi iu mor nga dora “It’s my love”

Kreshnik Husaj, i cili nisi emisionin “It’s my love”, ku supozohet se të rinjtë njoftohen mes vete dhe kanë mundësi që të nisin lidhje të dashurisë, duket nuk është më pjesë e tij.

Pas akuzave se pronari i televizionit ku transmetoj emisioni, Valon Maloku, ia mori “It’s my love”, Husaj, i njohur si Kika, ka reaguar në Facebook.

Ai ka shkruar se “ka ecur me tradhtarë pas shpine” dhe se ka treguar se është “edhe më i fuqishëm”.

Për emisionin “It’s my love” ka pasur shumë reagime, shumica e të cilave kanë qenë përqeshëse, dhe videot e emisionit janë bërë virale.

Kika më herët ka paralajmëruar se do ta bëjë emisionin në një televizion tjetër dhe se do të ketë me vete një pjesë të konkurentëve.

Ky është shkrimi i plotë:

Eh dynjah

Sa herë e sa herë kam ecur me tradhtar pas shpine , kam treguar se jam edhe me i fuqishem.

Dua tju them se asnjeher sjam friguar nga njerzit qe i kam respektuar sepse e di se zoti lart është krah meje .

Ju dua pa mas gjithve .Vazhdojm fuqishem.