Show Biz

Pse e refuzoi Atdheu, Melisën?

Ditën e sotme në Përputhen do të transmetohet takimi në mes të Melisës dhe Atdheut. Fillimisht Atdheu e kishte refuzuar Melisën, pasi ajo debatoi me Sindin për Muratin.

“Merreni Muratin dhe ndajeni në gjysmë”, iu përgjigj ai Melisës, por pas sqarimeve të kësaj të fundit, ai më pas tha: “hajt po pranoj”.

Ndërkohë sot ai ka sqaruar, ku tha se e kishte pritur një takim me Melisën, pro nuk i pëlqen të jetë një alternativë.

“Nuk e hedh dot poshtë, u nxor nga situata që tha ‘ke qenë i zënë’ se edhe un e kam pritur një takim me Melisën, nuk e refuzova se nuk kisha interes”, tha ai.

Ndonëse e refuzoi fillimisht Melisën në takim, Atdheu dukej qartë se u tërhoq jo pak ndaj saj në takim.

Të përqafuar nën çadër, ndërsa dëgjonin shiun të binte, Atdheu dhe Melisa u shfaqën shumë romantikë, ndërsa po ashtu ishin dhe bisedat mes tyre.

Ata surprizuan në kiminë që treguan me njëri-tjetrin.