SPORT

Allegri afër të marrë drejtimin e Romës

Corriere di Roma raporton se Massimiliano Allegri mund të jetë i interesuar të marrë drejtimin e Romës.

E ardhmja e Paulo Fonsecas në Olimpico duket e pasigurt, sipas raporteve të shumta në Itali dhe Allegri është përmendur si pasardhës i mundshëm.

Në raport thuhet se Giallorossi kanë shtuar kontaktet e tyre me ish-trajnerin e Juventusit, i cili u përmend si një opsion i mundshëm për pozicionin e lirë në Chelsea këtë javë.

Thomas Tuchel duket se do të zëvendësojë Frank Lampard në “Stamford Bridge”, ndërsa Allegri nuk e ka mbyllur derën për një kthim në Serie A me Giallorossi.

Allegri fitoi Serie A me Milanin në sezonin 2010/11 dhe vazhdoi suksesin e tij në Juventus, ku ai mori pesë Scudetto dhe katër Coppa Italia para se të tërhiqej pas sezonit 2018-19.