Kosova

Selmanaj: Kurti na prishi edhe me Shqipërinë, mos të flas më shumë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK ka treguar se është për të mirën e vendit.

Ai thotë se kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, është lideri që i duhet vendit.

“Avdullah Hoti është lideri tipik që i duhet Kosovës. Njerëzit nuk e dinë por Hoti është këmbëngulës. Tërë kohën aludojmë se na duhrt një kryeministër sikur në Skandinavi. Tani e kemi dhe disa nuk e duan”, tha ai.

Tutje ai tha se kanë bërë punë të jashtëzakonshme me 6 muaj në qeveri derisa hedh akzua ndaj qeverive të kaluara.

“E morrëm qeverinë në situatën më të rëndë. Ishim në izolim të plotë. As me Shqipërinë nuk kishim komunikim. Pra nuk kishte komunikim direkt as me Shqipërinë. Kurti na prishi edhe me Shqipërinë, mos të flas më shumë. Por jemi krenar për atë që kemi bërë. Hoqëm reciprocitetin. Hapëm rrugët më ndërkombëtarët. Kjo shoqëri tani është e maturuar. Për të mirën e këtij vendin LDK është dëshmuar”, shtoi ai.