Show Biz

Emri i Taynës në urën e Bosforit

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka udhëtuar gjatë këtyre ditëve për në Turqi.

Ajo është duke kaluar disa ditë të mira pushimi në Stamboll, teksa shijon suksesin e këngës së re që e publikoi pak para se të largohej për atje.

Ndërkohë me të qëndruar në qytetin e famshëm turk, një befasi shumë e këndshme ishte rezervuar për bukuroshen në urën e Bosforit.

Foto: Tayna/InstaStory

Bëhet fjalë për një shkrim me laser, i cili ka një tarifë të shtrenjtë realizimi dhe kryesisht mund ta bëjnë vetëm personat me renome.

Tayna ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, përmes së cilës ka shfaqur momentin kur një thënie me emrin e saj u shfaq në urën Bosfor të Stambollit.

“Sinonim i femrave rebele, Tayna. Guximi për “çmenduri” Tayna”, ishin fjalët e paraqitura në urën e famshme.

Ajo shkroi në mbishkrimin e videos “çfarë befasie”, teksa falënderoi më pas miken e saj Rina Malësori, që iamundësoi një gjë të tillë.