Kombëtare

11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës po festohet edhe në Turqi (Foto)

Diaspora shqiptare dhe qytetaret e Kosovës në Turqi kanë marrë pjesë në manifestimin për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës i cili u organizua me mbështetje dhe entuziazëm të shoqatave shqiptare në Turqi.

Pjesë e manifestimeve ishte edhe një delegacion nga Kosova dhe Zv/Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Faruk Nura.

Nura në një postim ne facebook ka shkruar :


“I nderuar që festova 11 vjetorin e shtetit tonë me bashkatdhetarët tonë në Turqi, të cilët i urova në emër të institucioneve të Republikës sonë si dhe një falënderim atyre dhe shtetit mik turk për ndihmën e dhënë vendit e popullit tim në të gjitha etapat e shtetbërjes dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Një falënderim të veçantë edhe koordinatorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll, z. Kamil Bitis për gjithë organizimin dhe punën që po bën në këtë Qendër. Poashtu gjatë vizitës sime në Turqi pata kënaqësinë të takohem: meish deputeten në Parlamentin turk e cila me krenari e theksonte prejardhjen e vet shqiptare, znj. Gylaj Daljan; Nënkryetarin e Stambollit, z. Goksel Gumusdag(me origjinë shqiptar); Kryetarin e Kucukcekmeces, z. Temel Kardeniz si dhe nënkryetarin r Kucukcekmeces, z. Rexhep Sencan(poashtu me origjinë shqiptare)”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.