Kombëtare

11 vjetori i anëtarësimit në NATO/ Meta: Një nga ngjarjet më të mëdha të kombit shqiptar

Presidenti Meta e ka cilësuar anëtarësimin e Shqipërisë 11 vite më parë në NATO, si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e shtetit dhe kombit shqiptar. 

‘Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues.

Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor.

Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s.’