Life Style

11 recetat më të mira për mëngjes…

Një nga vaktet më të rëndësishme në një ditë është mëngjesi. Ne mund të mbrojmë shëndetin tonë dhe të humbim peshë nëse kemi mëngjesin e duhur. Në këtë artikull, ne ju propozojmë 11 ide mëngjesi që janë të bollshme në fibra, proteina dhe lëndë ushqyese, kështu që ato do t’ju ndihmojnë shumë për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ja disa prej tyre:

Perime të pjekura me vezë

Ju vetëm duhet të shtoni një vezë tek perime të ndryshme të pjekura. Është mëngjesi i përsosur!

Pjepër dhe kos

Thjesht përzieni disa copa pjepër me pak kos. Ju gjithashtu mund të vendosni disa manaferra, por jo tërshërë.

Vetëm tërshërë

Ky vakt do t’ju ndihmojë nëse vuani nga një bark i fryrë.

Banane, bajame, luleshtrydhe dhe kos

Thjesht vendosni të gjitha këto përbërës në një blender dhe përziejini mirë.

Kanellë me mollë

Është një vakt i mbushur me proteina dhe fibra, pa gluten!

Vezë dhe avokado

Ky vakt përmban shumë omega-3, proteina dhe fibra!

Supë pure me patate dhe xhenxhefil

Përdoreni këtë supë për të ndaluar dëshirat tuaja dhe për të humbur peshë. Është tepër e shëndetshme sidomos nëse e hani atë për mëngjes!

Fruta dhe gjizë

Ju gjithashtu mund të shtoni fruta, si për shembull manaferra.

Salmon dhe ashparag

Ky është një vakt shumë i shëndetshëm që përmban më shumë se 10 gram proteina. Është shumë e ulët në kalori!

Omëletë me të bardhën e vezës

Është një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjesin! Vendos disa speca, pak spinaq dhe të bardhën e vezës. Është e pasur me ushqyes, por me kalori të ulët!

Trumzë, hudhra dhe vezë

Ju do të jeni plot energji dhe kalcium!/Përshtati për Shije.al.A.Z

——–

KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.