LAJMET

106 raste me COVID-19, shtatë janë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 106 pacientë të konfirmuar me COVID-19, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit nga QKUK, thuhet se nga 109 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve shtatë janë në gjendje të rëndë.

Tutje në njoftim thuhet se në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar gjashtë raste, prej cilave tre raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe tre raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

“Sot lirohen gjashtë raste COVID-19 pozitiv, në gjendje stabile në vet izolim në shtëpi. Në objektin e mjekësisë sportive janë momentalisht tre raste me COVID-19, një i intubuar dhe dy me CPAP, kurse edhe dy të tjerë do të transferohen nga Klinika Infektive. Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 23 pacientë me COVID-19. Tre pacientë të tjerë të konfirmuar pozitiv në COVID-19, janë transferuar në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.