SHËNDETËSIA

10 të vdekur dhe 224 raste pozitive sot në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 pacientë me COVID-19.

Sipas IKShPK-së, të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë, rastet e fundit pozitive kanë dalë nga 434 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet rajonale dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se do të ketë ashpërsim të masave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483