SPORT

10 futbollistët e ardhshëm të Flamengos vdiqën nga neglizhenca

Policia braziliane ka vendosur në bankën e të akuzuarve presidentin e Flamengos, si përgjegjës për zjarrin në qendrën stërvitore të klubit, ku humbën jetën 10 fëmijë dhe u plagosën disa të tjerë.

“Associated Press” bëri me dije se Eduardo Bandeira de Mello dhe shtatë të tjerë u akuzuan për zjarrin e rënë në objektin e klubit, ku akomodohen lojtarët e akademisë. 

Në raportin e shkruar nga hetuesi theksohet: “Duhej të vepronin për të shmangur rezultatin, që nga neglizhenca , i kthen ata në shkaktarë”, që do të thotë se presidenti dhe shtatë anëtarët e tjerë të klubi do të gjykohen për vrasje nga neglizhenca

Në lidhje me këto akuza presidenti i Flamengos refuzoi të përgjigjej, ndërsa klubi nga Rio de Janeiro theksoi se nuk ishte në dijeni të një lëvizje të tillë.

Zyrtarët nuk kanë dhënë një shkak zyrtar për faktorin që shkaktoi zjarrin, por thanë se po hetojnë mundësinë se një njëri e ajrit të kondicionuar u përfshi nga flakët, pasi u rrit fuqia e rrymës elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.