Kosova

1 mijë e 456 të vdekur nga COVID 19 në Kosovë, mbi 5 mijë raste aktive

58 mijë e 88 qytetarë janë infektuar me COVID-19 prej marsit të 2020-tës kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me këtë virus në Kosovë.

Që atëherë e deri më sot, shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 1 mijë e 456 të tjerë.

Ndërsa nga ky virus u shëruan 50 mijë e 953. Kështu bëhet e ditur në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Aktualisht në vend janë 5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 392 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679”, thuhet në raportin e IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot, Pejë dhe Suharekë.

IKSHPK ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19 ku theksohet se shkak i mosrepsketimit të këtyre masave të vëna nga instucionet shëndetësore e shtetërore është rritur edhe numri i rasteve pozitive.

“Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, thuhet mes tjerash në njoftimin e së dielës nga IKSHPK.

Njoftimin vazhdon me atë se “Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”.