Kosova

​Suspendohet zyrtari i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që u arrestua për marrje ryshfeti

Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka pezulluar një zyrtar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i arrestuar nën dyshimet për veprën penale marrje ryshfeti.

Vendimi për pezullimin e këtij zyrtari nga ushtrimi i detyrave zyrtare vlen deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Dy të arrestuarit e parë janë F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe I.I. punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “dhënie të ryshfetit”.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në polici.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483