SPORT

​Shahisti Llambi Pashko fitues i turneut “Adem Jashari”

Në kuadër të Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet për nder të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, sot është zhvilluar turniri në shah “Kupa Adem Jashari” në Skenderaj, ku kanë marrë pjesë shahistë nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë.

Në mesin e 53 shahistëve të njohur vendi i parë i takoi Llambi Pashkos nga Shqipëria që e fitoi edhe Kupën “Adem Jashari”, kurse vendin e dytë e rrëmbeu Muhamet Asllani. Derisa në të tretin u rendit Sylejman Suleviq, në të katërtin Nolerim Saraçi, e vendin e pestë e zuri shahisti nga Sanxhaku, Alija Ikiq.

Çmimet për pesë vendet e para dhe Kupën “Adem Jashari” për fituesit i ndau Hamëz Jashari, nipi i heroit kombëtar Hamëz Jashari.

“Qyteti ynë sot ka qenë nikoqir i turnirit tradicional të shahut, në të cilin kanë marrë pjesë 53 shahistë nga Kosova, Shqipëria dhe me gjerë, në kuadër të aktiviteteve të Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet për nder të rënies heroike të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari. Me këtë rast, duke bërë publik fituesin e këtij turniri, përgëzoj shahistin Llambi Pashko nga Shqipëria, i cili është shpallur më i miri i kësaj ngjarjeje sportive, duke e fituar ‘Kupën Adem Jashari’”, ka shkruar në Facebook Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt.

Më tutje ai ka shkruar se, “falënderoj gjithashtu të gjitha shahistët pjesëmarrës, duke e bërë akoma më madhështor këtë turnir, ashtu siç i ka hije kryekomandantit tonë Adem Jashari. Çmimet për pesë vendet e para dhe Kupën “Adem Jashari” të suksesshmëve ua ndau Hamëz Jashari, nipi i heroit tonë kombëtar Hamëz Jashari. Faleminderit që na nderoni”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483