Kronika e zezë

​Prishtinë: Digjet kulmi i një shtëpie

Një zjarr ka shpërthyer sonte te Parku i Qytetit në Prishtinë ku për pasojë është djegur kulmi i një shtëpie.

Lajmin për Kosova.info e ka konfirmuar Latif Zeka, shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

“Shkaqet e shpërthimit të të cilit ende nuk dihen. Është djegur kulmi i një shtëpie. Zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë shuarjen e tij”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 21.30. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483